Projekti i zbatimit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Shkodër – Hani i Hotit (kufirit me Malin e Zi), po përgatitet në kuadër të investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) me BERZH (institucioni kryesor financiar) në fushën e investimet hekurudhore.
Projekti parashikon rehabilitimin e linjës hekurudhore me gjatësi 120 km dhe rehabilitimin e 12 stacioneve hekurudhore për udhëtarë dhe mallra.
Projekti është në fazën përfundimtare të përgatitjes. Granti prej 4.5 milionë euro i miratuar në dhjetor 2016, financon përgatitjen e projektit të detajuar dhe dokumenteve të tenderit për punimet e rehabilitimit.
Përveç rehabilitimit të linjës së amortizuar nga Vora në Shkodër, ky projekt mundëson edhe standardizimin e hekurudhës sonë me Malin e Zi dhe fokusohet në krijimin e lidhjeve efikase hekurudhore midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.




