null

SIGURIA PËR QYTETARËT NË NDËRVEPRIM ME BINARËT

Për të patur më pak incidente dhe më pak jetë të humbura është e rëndësishme të inkurajojmë qëndrime të përgjegjshme dhe të nxisim një sjellje të sigurt tek qytetarët e të gjitha moshave lidhur me respektimin e rregullave, shenjave dhe paralajmërimeve në ndërveprimin me hekurudhën dhe trenat.

Siguria hekurudhore në Shqipëri garantohet nga Kodi i ri Hekurudhor. Kodi kushtëzon përdorimin e Metodave të Përbashkëta të Sigurisë (të detyrueshme në vendet e BE) për operimin e sigurt të trenave. Metodat e Përbashkëta të Sigurisë përshkruajnë sesi duhen zbatuar nivelet e sigurisë dhe si arrihen synimet dhe pajtueshmëria me kërkesat e tjera të sigurisë.

null

SISTEMET E SIGURISË NË LINJËN HEKURUDHORE DURRËS-TIRANË-RINAS

null

PLANI I SIGURISË

Plani i Sigurisë së Hekurudhës përveç Sistemit të Telekomanduar të Sinjalizimit nga Qendra e Kontrollit në Shkozet që do të operojë sistemin elektronik të kontroll-komandimit, parashikon:

* Rrethimin me Gardh Mbrojtës të Linjës Hekurudhore.
* Sistemet Automatike të Mbrojtjes në Vendkalimet e Autorizuara

null

SEGMENTI I REHABILITUAR

Segmenti hekurudhor Durrës-Tiranë dhe segmenti i ri Domje-Rinas, nëpërmjet aplikimit të sistemeve moderne të administrimit dhe sigurisë, do të arrijë Nivelin e Integruar të Sigurisë SIL 4, (sipas EN 50129-Standardi Europian për sistemet e sigurisë dhe sinjalizimit hekurudhor), standart që përdoret nga operatorët europianë.
null

RRETHIMI I PLOTË ME GARDH MBROJTËS I HEKURUDHËS DURRËS-TIRANË-RINAS

Hekurudha sot përdoret shpesh nga banorët përreth si vendkalim i shkurtër për këmbësorët dhe automjetet, si vend lojrash për fëmijët apo si kullotë për bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.
Rrethimi mbrojtës i linjës Durrës-Tiranë-Rinas do të mundësojë:

null

Lëvizja e Papenguar e Trenave

Lëvizjen e papenguar të trenave të linjës nga kalimi arbitrar i këmbësorëve e automjeteve dhe qarkullimi i kafshëve.
null

Parandalimi i Aksidenteve

Parandalimin e aksidenteve me pasoja ndaj jetës, shëndetit, pronës dhe mjedisit,
null

Ruajtja e Jetës

Krijimin e distancës së sigurisë nga binarët për njerëzit kafshët dhe mjetet e zonave përreth.

Rrethimi i hekurudhës do të mbyllë të gjitha kalimet e paautorizuara. Kalesat e autorizuara do të pozicionohen në përputhje me mundësitë e rrugëve alternative. Kanalet dhe urat e hekurudhës do krijojnë mundësi të pranueshme për lëvizjen e kafshëve.

null

VENDKALIMET E AUTORIZUARA (KALIMET NË NIVEL)

KALIMET NË NIVEL janë pika kritike në rrjetin hekurudhor, pasi ato përfaqësojnë një rrezik të qenësishëm për sigurinë e përdoruesve të rrugës dhe hekurudhës.

Të dhënat historike tregojnë se çdo lloj mbrojtjeje është më e mirë se asgjë, vetëm sistemet manuale dhe me tra mbrojtës të kalimit në nivel e zvogëlojnë rrezikun e një aksidenti drejt zeros.

Ekzistojnë dy lloje të kalimeve në nivel:

Kalimet në nivel brenda kufijve të stacioneve

Kalimet në nivel që janë jashtë kufijve të stacioneve, në linjën e hapur

SHENJAT DHE SINJALET PËR PËRDORIMIN E RRUGËS

null

SHENJAT PASIVE

tregojnë kryqëzimin e rrugës me shinat
null

SHENJAT PARALAJMËRUESE

Këto shenja vendosen në rrugë përpara kalimit në nivel që të njoftojnë drejtuesit e mjeteve se rruga kryqëzohet me shinat hekurudhore dhe t’i kujtojnë se duhet të ngadalësojnë.
null

SHENJAT TREGUESE

Këto shenja vendosen në kalimet në nivel për të treguar vendndodhjen e kalimit dhe distancen e sigurisē nga shinat si dhe per ti kujtuar drejtuesit e mjeteve se duhet të ndalojnë e të respektojnë përparësinë e trenit.
null

SINJALET AKTIVE

Tregojnë praninë e levizjes së trenave në hekurudhë
null

BORIA E TRENIT

Ka për qëllim të lajmërojë afrimin e trenit. Treni gjithmonë i bie borisë kur i afrohet kalimit në nivel, kur hyn dhe del nga në një tunel si dhe në situata emergjente.
null

FENERËT DHE SINJALET

E Lokomotivës janë të ndezura kur treni është në lëvizje si gjatë natēs ashtu dhe gjatë ditës.
null

RREGULLAT E VEPRIMEVE NË KALIM NË NIVEL

null

RESPEKTONI RREGULLAT SEPSE MUND T’JU SHPËTOJNE JETËN !

Pavarësisht nëse jeni duke ecur, duke ngarë automjetin a motoçikletën, ose jeni me biçikletë, patina, monopatinë, rrotabord apo karrocë lëvizëse, kur jeni pranë binarëve, trenave apo kryqëzimeve hekurudhore, QËNDRONI VIGJILENTË dhe VEPRONI ME SHUMË KUJDES. Siguria juaj pranë binarëve lidhet vetëm me njohjen dhe zbatimin e rregullave.

null

PËR KËMBËSORËT

null

PËR DREJTUESIT E MJETEVE MOTORRIKE

null

PËR BIÇIKLISTËT

null

KËSHILLA PRAKTIKE

PËR KËMBËSORËT

QËNDRONI LARG SHINAVE!

Kurrë mos ecni, luani, ngisni biçikletën, motorin apo automjetin përgjatë shinave. Është e vështirë të gjykosh largësinë apo shpejtësinë e trenit që po kalon.

RESPEKTONI SHENJAT E SINJALET

Zbatoni të gjitha rregullat e treguara nga shenjat dhe pajisjet paralajmëruese. Përpara se të kapërceni shinat, shikoni në të dy anët dhe dëgjoni nëse treni po afrohet. Nese treni po vjen, apo sinjalet aktivizohen, ndaloni pas portë ose 5 m larg nga shinat dhe prisni që treni të kalojë. Kaloni vetëm kur sinjalet të kenë pushuar dhe jeni siguruar se asnjë tren tjetër nuk po afrohet.

RUANI DISTANCËN E SIGURISË

Trenat e tejkalojnë gjerësinë e shinave me deri 1 m në secilën anë. Ata mund të transportojnë ngarkesa që janë më të gjera se vagonët; ju mund të goditeni gjithashtu nga zinxhirë, litarë apo nga vorbulla e ajrit nëse jeni shumë afër. Respektimi i distancës së sigurisë ju shpëton jetën.

RUAJ PRONËN HEKURUDHORE

Traseja, tunelet dhe urat janë pronë e Hekurudhës. Përdorimi i tyre për qëllime të tjera nga njerëzit është jo vetëm shumë e rrezikshme, por edhe e dënueshme.

PËRDORNI KALIMET E LEJUARA

Kaloni gjithmonë shinat në kalimet e caktuara. Kapërcimi i binarëve kudo tjetër mund të jetë vdekjeprurës. Kujdes: treni mund të vijë nga cilido drejtim e në çdo kohë, nuk ka një orar të caktuar.

QËNDRONI VIGJILENTË

Ju nuk mund ta shmangni goditjen nga treni nëse nuk e dëgjoni apo e shihni atë. Trenat sot ecin shpejt e bëjnë pak zhurmë. Trenat i bien borisë në vendkalime, ose raste emergjence, por ju nuk do ta dëgjoni nëse keni kufje. Mos u shpërqëndroni nga celularët e pajisjet e tjera kur jeni pranë shinave apo kalimit hekurudhor

PËR DREJTUESIT E MJETEVE

MËSONI SHENJAT DHE SINJALET

Shenjat hekurudhore dhe pajisjet paralajmëruese janë instaluar përgjatë rrugëve dhe në kalimet hekurudhore për të paralajmëruar shoferët dhe komanduar trafikun. Ato shpëtojnë jetë, prandaj duhet ta dini se çfarë tregojnë e parajmërojnë ato.

QËNDRONI VIGJILENTË

Ju nuk mund ta shmangni goditjen nga treni nëse nuk e dëgjoni apo e shihni atë. Mos përdorni celularin e pajisje të tjera gjatë drejtimit të mjetit, sidomos pranë kalimit hekurudhor. Trenat sot janë të shpejtë e bëjnë më pak zhurmë, kështu që nëse shpërqëndroheni, ju po vendosni jetën tuaj dhe jetën e udhëtarëve tuaj në rrezik.

ASNJËHERË MOS GARONI ME TRENIN

Nxitimi për të kapërcyer vendkalimin përpara trenit mund t’ju kushtojë jetën. Është e vështirë të gjykohet largësia apo shpejtësia e trenit që ndonjëherë arrin deri 160 km/orë. Trenit i duhet më shumë sesa 1 km për të ndaluar, për më tepër ju e kapni drejtuesin e trenit të papërgatitur për të frenuar në kohë.

ABANDONONI MJETIN KUR FIKET OSE NGEC MBI SHINAT E VENDKALIMIT

Një makinë mund të prishet në çdo kohë e nëse kjo ndodh mbi shinat e hekurudhës, mund të jetë vdekjeprurëse. Nëse automjeti juaj fiket ose bllokohet mbi shina, dilni menjëherë jashtë tij bashkë me pasagjerët dhe largohuni të paktën 30 metra nga shinat. Njoftoni kompaninë hekurudhore se automjeti është mbi shina (numri i emergjencës mund të jetë i afishuar) përndryshe telefononi Emergjencën Civile.

SHIKONI DHE DËGJONI PËR TRENIN

Kur i afroheni kalimit hekurudhor, ulni shpejtësinë, shikoni e dëgjoni në dy anët, ndalni muzikën e bisedat dhe hapni dritaret për të dëgjuar më mirë trenat që afrohen. Nëse treni po vjen, ndaloni përpara vijës STOP, ose 5 m nga shina më e afërt dhe prisni që treni të kalojë.

RESPEKTONI SHENJAT DHE SINJALET

Zbatoni të gjitha rregullat e treguara nga shenjat dhe pajisjet paralajmëruese. Në kalimet me pajisje aktive, qëndroni derisa barrierat të ngrihen dhe sinjalet të ndalojnë. Përpara se të vazhdoni, sigurohuni që nuk ka trena të tjerë dhe që të keni pamje të qartë të shinave. Nëse sinjalet aktivizohen, ose barrierat fillojnë të ulen kur ju i keni kaluar ato, MOS U NDALNI! Është më mirë të vazhdoni se të ktheheni mbrapsht. Në rast trafiku rrugor në vendkalim, përpara se të futeni në kryqëzim sigurohuni që ka hapësirë të mjaftueshme për të kaluar plotësisht matanë.

KUJDES KALIMTARËT E TJERË NË RRUGË

Jini të vetëdijshëm se biçiklistat apo mjetet e tjera me rrota lëvizin më ngadalë, dhe mund të kenë nevojë për hapësirë shtesë në një kalim hekurudhor. Gjithashtu, autobusëve shkollorë apo mjeteve të tjera mund t’u duhet të ndalojnë përpara kalimit hekurudhor prandaj duhet të përgatiteni të ndaloni.

PËR FËMIJËT

PËRDOR KALIMET E LEJUARA

Kapërceni shinat vetëm në vendet me shenjën X. Largohuni sa më shpejt nëse dëgjoni borinë e trenit kur jeni afër shinave.

QËNDRONI LARG SHINAVE

Mos qëndroni mbi shina. Kur trenisti ju sheh është shumë vonë për të ndaluar. Shinat janë për trenin, jo për lojra.

RESPEKTONI SINJALISTIKËN

Kurrë mos i bini rrugës shkurt përmbi shina.
Mos hyni dhe mos kaloni brenda tuneleve të hekurudhës.
Mos kaloni dhe mos luani mbi urat e hekurudhës.
Mos vendosni sende të forta mbi shinat e trenit – është e rrezikshme.
Mos luani mbi vagonë dhe mos kaloni midis tyre edhe kur treni ka ndaluar.
Mos qëlloni me gurë trenin se rrezikoni pasagjerët.