Sot , grupet ndërinstitucionale të Integrimit Europian për kapitujt 14 ( Politikat e Transportit) dhe 21 (Rrjetet TEN-T) u mblodhën me kryetare Znj. Enkeleda Muçaj Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, me synim zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian, ku përfshihen Transporti Hekurudhor dhe i kombinuar me llojet e tjera.
HSH merr pjesë në këto grupe e autorizuar nga Z. Gentian Liko, administrator i shoqërisë. Reforma sektoriale e transportit hekurudhor është në fokus të këtij proçesi, i cili monitorohet dhe raportohet në vazhdimësi.





