Presidentja e Komisionit Evropian, Znj. Ursula von del Leyen, kreu një vizitë në kantierin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzim në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me qëllim inspektimin e punimeve aktuale në projektin hekurudhor.
Ky është njëri ndër projektet strategjike dhe multimodale të shumëpritura, të cilin po e bëjmë realitet me mbështetjen e partnerëve tanë Evropian, që do të lidhë në një kohë shumë më të shkurtër Tiranën me Durrësin dhe Rinasin.
Vizita u realizua me praninë e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama dhe Zëvëndës Kryeministrit dhe njëkohësisht Ministrit të Infastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku, e cila i informoi të pranishmit lidhur me projektin që po shënon progres me ritme të shpejta për ta finalizuar brenda një kohe sa më të shkurtër. Presidentja e KE-së, Znj. Ursula von der Leyen vlerësoi nga ana e saj ecurinë e punës së deritanishme të këtij projekti, pjesë e rrjetit hekurudhor Trans-Evropian, shumë të rëndësishëm për vendin tonë dhe rajonin e Evropës jug-lindore, etj.