Përshkrim i pozicionit te punës: Jurist Sektori Juridik Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme Mbështetëse.
Qëllimi i Pozicionit
Pozicioni ka për qëllim sigurimin e mbështetjes ligjore për Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, duke garantuar përputhshmërinë e akteve dhe veprimtarisë së shoqërisë me legjislacionin në fuqi.
Juristi është përgjegjës për hartimin dhe verifikimin e dokumentacionit juridik, si dhe për mbrojtjen e interesave ligjore të shoqërisë në marrëdhëniet me palët e treta dhe institucionet publike.
Për më shumë kliko ne Pershkrimi i Detyrave
Afati i Aplikimit
Aplikimet pranohen deri më: 17 / 04 / 2026
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike:
burimetnjerezore@hekurudha.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për fazën e intervistës.





