Në datën 20.10.2022 në Podgoricë komisioni i përzier i menaxherëve të infrastrukturës dhe operatorëve të transportit të Hekurudhës Shqiptare dhe asaj Malazeze kryen konsultimin dhe nënshkruan ndryshimin e protokollit të orarit të lëvizjes së trenave të mallit në vijën kufitare Shqipëri – Mali Zi.
Orari është krijuar sipas legjislacionit të zbatueshëm (neni 5.49 dhe neni 44) skemë e proçesit të ndarjes së kapaciteteve, Kodi Hekurudhor.






