Hekurudha Shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM) ka filluar zhvillimin e dëgjesave publike në kuadër të projektit të rehabilitimit të linjes hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, si pjesë e proçedurës për marrjen e Deklaratës Mjedisore.
Konsultimet e para janë kryer në Vorë, Laç, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe duke u konkluduar në Bubq (Fush-Krujë).
Linja hekurudhore Vore – Hani i Hotit është pjesë e Korridorit Pan-Europian 10 të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian (TEN-T) që lidh Shqipërinë dhe Ballkanin Perendimor me kontinentin Europian.Vendimi per financimin e Projektit hekurudhor do te merret brenda Dhjetor 2022.






