Me datë 22/ 09 / 2018 u hap kursi i formimit profesional për ndihmës makinist në Hekurudhën Shqiptare SH.A (Hsh).
Në hapjen e kursit morën pjesë Administratori i Shoqërisë Av.MSC. Ani DYRMISHI , Zëvëndës Administratori ING.Sokol Popoçi, Drejtori i Inspektimit Hekurudhor ING.Ahmet Allamani, Drejtoresha NJSHBM Klorinda IBRO, etj . Fjalën e hapjes e mbajti Administratori i Shoqërisë i cili shprehu rëndësinë e madhe për rihapjen mbas shumë vitesh të këtij kursi në drejtimin e trenave.
Sipas legjislacionit të zbatueshëm të Kodit Hekurudhor të Republikës së Shqipërisë, çdo Sipërmarrës Hekurudhor dhe Administrues i Infrastrukturës është përgjegjës për nivelin e formimit dhe të kualifikimit të stafit të tij, me kontrollin e aftësive të tyre. Punonjësit që merren rishtaz në punë nga transportuesit hekurudhorë dhe administruesit e infrastrukturës duhet të kenë kryer kurset përkatëse të kualifikimit profesional të organizuara nga HSH-ja. Pavarësisht nga fitimi i aftësisë profesionale në shkollë e kurse, për marrjen në punë në sektorët e drejtimit dhe të lëvizjes së trenave, në drejtimin e mjeteve tërheqëse etj, zbatohet një periudhë prove jo më pak se tre muaj. Kjo periudhë prove synon verifikimin e përgatitjes profesionale dhe aftësimin real për kryerjen e veprimeve dhe zhvillohet nën kujdesin dhe mbikqyrjen e punonjësve të kualifikuar të cilët janë inxhinierë dhe të pajisur me dëshmi të profesionit.
HSH-ja ka përgjegjësinë në përgatitjen e vërtetimeve që çertifikojnë ndjekjen e kursit të kualifikimit, trajnimit dhe përgatitjes teknike e profesionale të personelit hekurudhor të autorizuar nga drejtuesit e njësive të biznesit të Hekurudhës Shqiptare .
Kursi i kualifikimit zhvillohet në ambjentet e Hekurudhës Shqiptare. Çdo të shtunë në periudhën e tre mujorit të IV-rt të 2018 datë 22/09/18 deri 22/12/2018 në orarin 10:00-14:00.






