Është hapur tenderi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri-Kosovë, me gjatësi rreth 130 km. Afati që pritet për këtë studim është 14 muaj, nga të cilët 2 muaj për Fazën Fillestare dhe 12 muaj për përgatitjen e Studimit.
Ndërtimi i linjës hekurudhore (Durrës – Prishtinë) është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën dhe jo vetëm pasi do të mundësojë një zhvillim të shpejtë të transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave si dhe do të plotësojë nevojat e transportit të vendëve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, duke përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe vende të tjera që janë gjithashtu të lidhura me Korridorin Hekurudhor X dhe Korridorin Hekurudhor IV.






