Njoftim për fillimin e procesit të informimit dhe konsultimit publik për Projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë”
Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” Sh.A., ju njofton se ka nisur procedurat për përgatitjen e dokumentacionit mjedisor dhe social për Projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë”, i cili shtrihet në territorin administrativ të Bashkive Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë. Në kuadër të këtij procesi dhe në zbatim të Ligjit Nr. 10440, datë 07.07.2011 “Për Vlerësimin e Ndikimit…
