Në datat 23-25 Shkurt, ekspertët e HBMC organizuan seanca të posaçme trajnimi me stafin e pesë prej organizatave të shoqërisë civile të cilat u përzgjodhën për tu bërë pjesë e projektit për fuqizimin e shoqërisë civile në promovimin e transportit të qëndrueshëm hekurudhor në Shqipëri.
Përmes këtyre seancave të zhvilluara në respekt të masave anti-COVID, u bë e mundur që stafi i HBMC të krijonte një panoramë të qartë për njohuritë teknike të organizatave të përzgjedhura dhe kapacitetet e tyre për të marrë përsipër kryerjen e detyrave të ngarkuara nga projekti.
Në 23 Shkurt u zhvillua seanca trajnuese me stafin e dy organizatave (AIPA dhe CDCS-Durrës) të cilat u përzgjodhën për zbatuar fushatën e informim/ndërgjegjësimit në institucionet arsimore.
Trajnimi i rradhës u zhvillua me stafin e ALCDS dhe AËEN të cilat janë përcaktuar për të kryer fushatën e informim/ndërgjegjësimit me strukturat e qeverisjes lokale për të mbuluar pjesën e banorëve resident dhe grupeve vulnerable.
Trajnimi i fundit u zhvillua në datën 25 Shkurt me përfaqësuesit e Kongresit Rinor Kombëtar (NYC) të përzgjedhur për të kryer informim/ndërgjegjësimin me bizneset dhe institucionet publike të identifikuara përgjatë korridorit hekurudhor Durrës-Tiranë-Rinas.
Gjatë këtyre trajnimeve, ekspertët e HBMC prezantuan projektin, të dhënat teknike dhe rezultatet e pritshme.









