Që nga viti 2002, Hekurudha Shqiptare (HSH) kryen aktivitetit e saj duke qenë e organizuar si shoqëri tregtare anonime me kapital 100% shtetëror përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe fushë përgjegjësie mbikqyrur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Drejtimi dhe administrimi i veprimtarisë së përditshme të Shoqërisë ushtrohet nga Administratori i Përgjithshëm/emëruar nga Këshilli Mbikqyrës i cili njëkohësisht vëzhgon dhe mbikqyr zbatimin e politikave tregetare nga Administratori i Shoqerisë.
HSH kryen funksionin e operatorit shtetëror të rrjetit hekurudhor të Shqipërisë (transporti i mallrave dhe i udhetarëve). Terminali kryesor i pasagjerëve në këtë sistem hekurudhor është në Stacionin Hekurudhor të Durrësit në zonën e Portit. Transporti i mallrave dhe i udhëtarëve, kryhet respektivisht nga operatori i Njësisë së Biznesit të Mallit dhe ai i Njësisë së Biznesit të Udhëtarëve, duke shfrytëzuar Infrastrukturën Hekurudhore që është pronë e Shtetit. Shërbimi i transportit hekurudhor si i mallrave ashtu edhe i udhetareve kryhet vetëm brenda rrjetit hekurudhor Shqiptar.
Njësia e Biznesit të Menaxhimit të Infrastruktures ka për detyrë dhe përgjigjet për mirëmbajtjen, rinovimin, ruajtjen e infrastrukturës hekurudhore, organizimin dhe rregullimin e trafikut hekurudhor të mallrave dhe të udhëtarëve.
Njesia e Biznesit e Mirembajtjes së Mjeteve Levizese (lokomotiva dhe vagona) kryen mirembajtjen dhe riparimin e mjeteve lëvizëse (lokomotiva dhe vagonave te mallit dhe te udhëtarëve).
Rrjeti hekurudhor shqiptar shtrihet drejt Shkodrës në orientimin e veriut; drejt Vlorës në orientimin jugor dhe drejt Pogradecit në orientimin lindor.


