Struktura e Pagave
Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë nuk miraton kategorizimin e pagave.
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
Vendimmarrja e Autoritetit Publik mbështetet ne nivelin hierarki Vendimmarrës. Kështu Vendimmarrja dhe hierarkia e organeve vendimmarrëse bazohet ne Statutin e Shoqërisë (i publikuar ne Ikonën e kuadrit ligjor). Administratori i Shoqërisë propozon për Vendimmarrje pranë Këshillit Mbikëqyrës. Ndërsa organi me i larte vendimmarrës është Asambleja e Përgjithshme. (Për me shume lutemi shikoni Statutin)
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e A.P.
Procedura qe ndiqet konstaton ne një procedure normale ankimi. Kështu brenda afateve ligjore qe parashikohen ne akte te caktuara, paraqitet ankesa ose kërkesa pranë zyrës se Asistencës se Administratorit te Shoqërisë. Kjo e fundit protokollohet dhe ciklonet, e mandej me dëftesën komunikuese përcillet për trajtim ne strukturat organizative kompetente. Materiali përgatitet brenda afateve 10 dite pune, ose sipas rastit 15 dite pune. Kjo periudhe kohore, mbështetet ne Ligjin “Për te drejtën e informimit”.
Funksionet dhe detyret e A.P.
Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është transporti i udhëtarëve dhe mallrave, ngarkim-shkarkim dhe shërbime të tjera hekurudhore.
Shoqëria, brënda kornizave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, do të kryej çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet drejtëpërdrejtë ose tërthorazi me objektin e saj.
Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të tjera, si dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera jashtë vendit.
CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, Përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre

