null

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PËR SHOQËRINË HEKURUDHA SHQIPTARE SH.A.

Në përputhje me germën b), të pikës 1 të nenit 2 dhe nenit 7, të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Shoqërinë HEKURUDHA SHQIPTARE sh.a. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Shoqëria Tregtare ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

HEKURUDHA SHQIPTARE sh.a. do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Sipas Ligjit, afati për rishikimin e programit të transparencës mund të ndryshojë në varësi të natyrës së çdo autoriteti publik, por, në asnjë rast, nuk mund të jetë më i gjatë se 5 vjet.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Autoritetit Publik, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.hsh.com.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e HEKURUDHA SHQIPTARE sh.a. është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.