Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“BERZH”) ka miratuar një kredi sovrane për Republikën e Shqipërisë, për të financuar një program përmirësimi të infrastrukturës hekurudhore në dobi të Hekurudhave Shqiptare Sh.a. (Hekurudha Shqiptare – “HSH”)
Huaja do të financojë komponentët e mëposhtëm (“Projekti”):
- Komponenti A: rehabilitimi i linjës ekzistuese hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali i Transportit Publik (PTT) (gjatësia 34.2 km); dhe
- Komponenti B: ndërtimi i një linje të re hekurudhore nga Tirana PTT në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (gjatësia 4.7 km).
Objektivi i projektit është rigjallërimi i infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri dhe rritja e transportit hekurudhor duke përmirësuar infrastrukturën dhe funksionimin hekurudhor dhe duke siguruar sigurinë dhe ndërveprueshmërinë.
Hekurudha Shqiptare (HSH) ka përgatitur këtë Plan të Marrjes së Tokës dhe Rivendosjes së Jetesës (“LALRP”), me qëllim adresimin e ndikimeve të mundshme të marrjes së tokës për Projektin (shpronësimet), në përputhje me:
- Ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri,
- Politikat Sociale dhe Mjedisore te BERZH-it 2019[1], veçanërisht Kërkesa e Performancës (PR) 5: Blerja e Tokës, Zhvendosja e Pavullnetshme dhe Zhvendosja Ekonomike.
- LALRP ofron detaje më të sakta mbi Personat e Ndikuar nga Projekti (PAP), kriteret e pranueshmërisë dhe procedurat që do të zbatohen për Projektin në përputhje me PR5 ESP EBRD. Specifikon procedurat që do të ndiqen nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimit dhe veprimet që do të ndërmarrë për të rivendosur dhe kompensuar siç duhet njerëzit dhe komunitetet e prekura.
Teksti i plotë i Politikës gjendet në:http://www.ebrd.com/news/publications/policies/environmental-and-social-policy-esp.html
LALRP (download)
Kerkesa per shpronesim HSH (download)






