Në kuadër të implementimit te projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë–Hani i Hotit“, gjatë muajit Qershor 2025, Hekurudha Shqiptare permes Njesise se Zbatimit te Projektit Vore-Hani i Hotit zhvilloi një sërë takimesh pune me palet e interesuara me qëllim prezantimin dhe diskutimin e Planit të Risistemimit. Ky plan është përgatitur nga “Abkons”, konsulent lokal i kontraktuar nga BERZH-i,
Takimet u zhvilluan me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ishin ftuar dhe moren pjese ASHK-së…, si dhe me shtate bashkite përgjatë gjurmës së projektit hekurudhor: Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi e Madhe
Gjate ketyre takimeve u prezantuan elementët kryesorë te Planit te Risistemimit, përfshirë:
- Ndikimet në procesin e marrjes së tokës dhe identifikimin e personave të prekur;
- Inventarizimin e të mbjellave dhe aseteve, me afat përfundimtar (cut-off date) më 01, Nëntor 2024;
- Parimet dhe studimet e kompensimit, në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar dhe me Kërkesat e Performancës së BERZH-it;
- Mekanizmin e ankesave për komunitetin dhe palët e prekura;
- Buxhetin e parashikuar për zbatimin e Planit të Risistemimit.
Dokumentet e plota të Planit të Risistemimit janë shpërndarë pranë institucioneve qendrore dhe vendore dhe janë gjithashtu të aksesueshme publikisht në lidhjet e mëposhtme:
- Versioni në gjuhën shqipe: https://hekurudha.al/wp-content/uploads/2025/08/AB-K253-PR-Final_Hekurudha-Vore-Hani-i-Hotit_AL.pdf
- Versioni në gjuhën angleze: https://hekurudha.al/wp-content/uploads/2025/08/AB-K253-Final-RP_Vore-Hani-i-Hotit-Railway_ENG.pdf
Hekrudha Shqiptare, permes Njesise se Zbatimit te Projektit do të nisë së shpejti procedurat e plota të shpronësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të gjitha palët e interesuara ftohen të njihen me përmbajtjen e Planit dhe, sipas rastit, të përdorin mekanizmin e ankesave të parashikuar në dokumentacion.




