Përshkrim i pozicioni te punës: Detyrat e Manovrator-Makinist,Eskavator Rrugor/Hekurudhor
1.Te marre ne ngarkim/dorezoje me process verbal mjetin eskavator rrugor/hekurudhor.
2.Te zbatoje me perpikmeri rregullat e vendosura nga NJ.B.M.I.H.dhe prodhuesi i mjetit per kryerjen e kontrollit te mjetit, kryerjen e sherbimeve ciklike, shfrytezimin, riparimin dhe konservimin e tij
3.Te drejtoje mjetin ne perputhje me rregullat e Kodit Rrugor, Kodit Hekurudhor, Regullores te shfrytezimit teknik te hekurudhes (RSHT) udhezimeve dhe rregulloreve te brendeshme te Drejtorise te Inspektimit Hekurudhor, të HSH dhe NJ.B.M.I.H dhe cdo akt ligjor e nenligjor ne fuqi.
4.Të informojë sistematikisht Drejtuesin e sektorit dhe mekanikun riparues te oficines per gjendjen teknike, aftesise per pune te mjetit
5.Detyrimet dhe pergjegjesite
- Respekton oraret e paraqitjes dhe largimit nga puna
- Respekton mardheniet me eproret
- Zbaton me perpikmeri afatet per dorezimin e flete udhetimeve, proces – verbalet e volumeve te punes te kryer, flete daljet e terheqjes nga magazina te karburanteve, lubrifikanteve, materialeve te konsumit,pjeseve te kembimit etj.
6.Ka pergjegjesine per mireadministrimin e mjetit ne ngarkim.
7.Të njohë e të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes ne pune, njohjen dhe zbatimin e te gjitha masave te mbrojtjes ne pune te punonjesve. rregullat per mbrojtjen kundra zjarrit dhe shkarkimeve atmosferike nё paisjet dhe mjetet rrugore/hekurudhore.
8.Eshte ne vartesi te Shefit te Sektorit Logjistik dhe pergjigjet perpara tij per kryerjen e detyrave
9 Emerohet në detyrë mbi bazën e proçedurave të rekrutimit të punonjësve dhe lirohet prej saj nga Administratori i Shoqërisё.





