Përshkrim i pozicioni te punës: Jurist për ndjekje të kontratave
Njesia Biznesit Mallit
- Ndjek ne vazhdimesi tregun e mallrave dhe masen e thithjes se tij nga transporti me hekurudhe.
- Merr pjese ne hartimin e planit vjetor te transportit per vitin pasardhes te Njesise se Biznesit te Mallit.
- Merr pjese ne hartimin e programeve afat mesme dhe afat gjata ne transportin e mallrave,ne perputhje me zhvillimet e ekonomise se tregut dhe infrastruktures hekurudhore.
- Ben evidencat statistikore mujore dhe progresive per volumet e transportit, te ardhurat e realizuar dhe tregues te tjere. Brenda datës 4 të çdo muaji.
- Evidenton dhe analizon per çdo muaj nivelin e te ardhurave dhe te volumeve te punes qe realizohen nga transporti i mallrave.
- Harton raporte per realizimin e detyrave te muajit dhe per periudhen progresive te vitit raportues.
- Merr pjese ne pergatitjen e programeve afat-mesme te transportit duke patur ne konsiderate zhvillimin e ekonomise se tregut dhe infrastruktures hekurudhore.
- Merr pjese ne hartimin e tarifave te transportit hekurudhor brenda vendit dhe ato nderkombetare dhe i paraqet per miratim Njesise se Biznesit te Mallrave.
- Merr pjese ne hartimin e rregullave dhe udhezimeve te ndryshme qe sigurojne mbarrvajtjen e puneve gjate transportit dhe perpunimit te mallrave ne stacionet hekurudhore.
- Merr pjese per hartimin e rregullave dhe marrveshjeve te perbashketa komercialo-tarifore me hekurudhat e huaja.
- Argumenton dhe propozon per miratim perdorimin e tarifave te veçanta per kliente te veçante.
- Studion dhe evidenton sistematikisht nivelet tarifore qe aplikojne operatoret e tjere (automobilistik etj.) ne tregun e transportit te mallrave.
- Organizon dhe ben evidentimin, nxjerrjen dhe perpunimin e tregueseve te transportit te mallrave.
- Bashkepunon me Sektorin Juridik te Shoqerise (NJSHMI) per hartimin e kontratave me kliente apo/dhe partnere, si dhe per hartimin e Kontrates per Tarifen tren/km me Nj.B.M.I.H. Gjithashtu menaxhon kontratat me klientet dhe pregatit raporte lidhur me volumet e realizuara, ecurime e kontrates, penalitetet qe mund te lindin.
- Ka varesi dhe pergjigjet per zbatimin e detyrave tek Shefi i Sektorit te Marketingut te NjBM.
- Kryen dhe detyra te tjera ne nevoje dhe me urdher te Drejtorise se NjBM-se.
Kërkesat e postit të punës:
- Diplomë universitare Juridik
- Aftësi në komunikim dhe organizim i punës
- Aftësi të mira ndërpersonale për të punuar në mënyrë efektive
- Stil pune të orientuar drejt rezultatit, me aftësi për të menaxhuar një sërë detyrash dhe për të përmbushur afatet, me mbikëqyrje minimale
- Aftësi kompjuterike
(NJOFTIM ! Të interesuarit të dërgojnë aplikimete tyre në adresën info@hekurudha.al ose pranë Burimeve Njërëzore të HSH, brenda afatit 10 ditor)





