Hekurudha Durrës-Rinas-Tiranë: HBMC trajnon 5 OJF-të për punën në terren
HBMC përfundoi fazën e trajnimit të stafit të 5 shoqatave të shoqërisë civile të cilët do të zhvillojë në terren fushatën informuese për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe grupeve të tjera të interestit për përfitimet dhe përdorimin e sigurtë e të qëndrueshëm të transportit hekurudhor.
Në kuadër të projektit për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe dëgëzimit të saj me aeroportin e Rinasit, HBMC, në kuadër të projektit të financuar nga Banka Evropjane per Rindërtim dhe Zhvillim, ka pregatitur paketen e materialeve informative, ilustruese dhe këshilluese mbi të cilat u fokusua edhe programi i trajnimit.
Materialet në fomën e broshures, fletepalosje, fletushkave dhe postera janë tashmë në dispozicion të organizatave të shoqërisë civile të cilët përmes angazhimit në terren do ti shpërndajnë ato për rreth 1500 mësues shkollash në rreth 120 institucione të arsimit parauniversitar që ndodhen në korridorin hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas. Fushata informuese/ndërgjegjësuese synon të arrijë edhe rreth 3 mijë punonjës të rreth 850 bizneseve që ushtrojnë aktivitetin në zonën ku do zbatohet projekti ashtu sikurse ofruesve të shërbimeve publike dhe rreth 300 personave që janë staf i njësive të qeverisjes vendore.
Pesë organizatat e shoqërisë civile (AIPA, CDSC-Durrës, ALCDS, AWEN dhe NYC) janë tashmë të trajnuara dhe të përgatitura për të realizuar takimet në terren me grupet e interestit të identifikuara për tu përfshirë në fushatën informuese menjëherë sapo të fillojnë punimet për rindërtimin e hekurudhës Durrës-Rinas-Tiranë








