Sot me datë 03.02.2021 u nënshkrua kontrata e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës- Terminali i Transportit Publik të Tiranës dhe ndërtimi i linjës së re në aeroportin Nënë Tereza. Me këtë rast, nis faza e ndërtimit për zëvendësimin tërësor të infrastrukturës sonë me qëllim rehabilitimin e 37 km dhe ndërtimit të linjës së re 5.7 km.
Kontrata u firmos nga Administratori i Hekurudhës Shqiptare sh.a HSH, z. Ani Dyrmishi dhe përfaqesuesit zyrtar të kompanisë ndërkombëtare INC srl për ta çuar përpara perspektivën e hekurudhave.
Transformini ynë hekurudhor nis sot me mbështetje të plotë të donatorit “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” dhe Delegacionit të BE-së në Shqipëri si dhe promovuesit të projektit, Ministrit të linjës zj. Belinda Balluku.
Kontrata e Projektit parashikon realizimin e punimeve civile, të supervizimit dhe menaxhimit të projektit në afatin 30 muaj.
Këtij projekti, i cili prej 2017 ka marrë vlerësimin ndërkombëtar të projektit më të mirë nga ana e institucioneve financiare, do t’i shtohen edhe sukseset e pritshme për realizimin e projekteve strategjike, rehabilitimit të linjës mes Shqipërisë-Malit të Zi; ajo e Shqipërisë drejt Kosovës, lidhja jonë kufitare hekurudhore me Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe ndërtimit të linjës Shqipëri-Greqi, për të na lidhur me Bashkimin Evropian e përtej.
Suksese!






