Ekipi i ekspertëve të HBMC, konsulentit të ngarkuar për zbatimin e projektit mbi forcimin e kapacitetit të shoqërisë civile për promovimin e transportit të qëndrueshëm hekurudhor në Shqipëri zhvilloi një takim prezantues me stafin drejtues të Hekurudhës Shqiptare.
Pasi u prezantua në detaje projekti i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, palët shkëmbyen informacion, diskutuan mbi objektivat, aktivitetet e pritshme dhe mënyrën se si mund të optimizohet puna e përbashkët.
Ekspertët e HBMC u ndalen konkretisht në disa elementë mes të cilëve: shpjegimi i objektivit të projektit dhe rezultatet e pritshme; prezantimi i mënyrës se si është strukturuar puna në kuadër të projektit me qëllim që të gjithë palët të kuptojnë rolin dhe përgjegjësitë respektive; prezantimi i secilit prej ekspertëve të angazhuar dhe roli e fusha e veprimit.








