Ky kurs ka filluar me mbështetjen e Zv. Administratorit të Shoqërisë Ing. Sokol Popoci, i cili ka menaxhuar kursin së bashku me inxhinieret më me eksperiencë të Hekurudhës Shqiptare, Ing.Nderim Kasa, Ing. Petraq Pando dhe nga Ing. Vullnet Pepellashi, gjithashtu me instruktorët makinistë që kanë ndjekur praktikën.
Pas hapjes së kursit për ndihmës makinist pas 30 vitesh nga Administratori I Shoqërisë z.Ani Dyrmyshi, 25 kursantët e zgjedhur sipas kritereve që përcakton Rregullorja 11 për përgatitjen e personelit, filluan kursin 3-mujor të kualifikimit, me datë 22.09.2018 .
Pas përfundimit të kursit me datë 22.12.2018, me datë 24.12.2018, ora 10:00 u organizua ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave në ambientet e Hekurudhës Shqiptare sh.a.
25 kursantët të cilët morën dëshminë për “ndihmës makinist” tashmë janë pjesë e punonjësve të Hekurudhës Shqiptare, pasi janë kryer të gjitha procedurat përkatëse për fillimin e marrëdhënieve të punës.
Në momentin që u kalua me sukses faza përgatitore për “ndihmës makinist”, u zhvillua dhe ceremonia e dhënies së çertifikatave e cila në këtë mënyrë “vulosi” pranimin e tyre si punonjës të Hekurudhës Shqiptare, e më pas duke vazhduar me procedurën e marrjes së dëshmisë së aftësisë nga Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor.






