Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,
në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë, ka hartuar Komentarin “Mbi kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit në sektorin publik”. Komentari ka për qëllim lehtësimin e zbatimit të ligjit nr. 33/2022 dhe shërben si një udhëzues praktik për të gjithë organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet publike për të lehtësuar kuptimin dhe interpretimin e koncepteve të reja që ky ligj prezanton, për të shpjeguar mënyrën se si do të përmbushen detyrimet ligjore në lidhje me të dhënat e hapura dhe ripërdorimin, si dhe mekanizmat që do të përdoren për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtës për ripërdorim.
Gjithashtu në kuadër të procesit të integrimit evropian, Zyra e Komisionerit raporton mbi ecurinë e zbatimit të masave të parashikuara në “Udhërrëfyesin e Reformës së Administratës Publike 2023-2030”, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 737, datë 13.12.2023. Konkretisht në seksionin “III.ORGANIZIMI, LLOGARIDHËNIA DHE TRANSPARENCA”, masa “Procedurat e brendshme për aksesin në informacion dhe të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik miratohen nga institucionet kryesore.
Institucionet e administratës publike janë transparente dhe ofrojnë të gjithë informacionin e kërkuar nga publiku bazuar në ligjin për të drejtën e informimit dhe zbatojnë legjislacionin për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik.”
regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligji;
tekstet të plota të legjislacionit (nënpikat i-vi).
