PËRPARËSITË E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Të udhëtosh me tren është mënyra më e mirë për të arritur shpejt në destinacion, duke kursyer para dhe mbrojtur mjedisin.
Përparësitë e hekurudhës e bëjnë udhëtimin me tren një zgjedhje të preferuar për transport në të gjithë botën.

null

ME TREN MBËRRINI GJITHMONË NË DESTINACION!

Treni ka orare dhe kohëzgjatje të caktuara operimi. Udhëtimi me tren nuk ndikohet nga trafiku, moti, orët e ditës etj. Oraret e trenave janë të paracaktuara dhe të publikuara. Mund të organizoni e planifikoni udhëtimin tuaj.

null

NË TREN KENI REHATINË DHE KOHËN!

Në tren keni rehatinë dhe kohën! Me tren mund të udhëtoni kur jeni të lodhur, të impenjuar, apo keni konsumuar alkool pa patur frikë se “ju zë treni” Në tren keni më shumë hapësirë për vete dhe bagazhet. Kohën e udhëtimit me tren mund ta përdorni për:

null

Punë

Përdor celularin, laptopin apo bllokun e shënimeve!
null

Argëtim

Lexo libër, dëgjo muzikë, shiko filmin apo shfaqjen që do!
null

Shoqërizim

Bisedo apo luaj me miqtë, familjarēt apo bashkëudhëtarët!
null

Qetësim

Merr një sy gjumë, medito, apo shijo natyrën!
null

ME TREN J'U DEL MË LIRË!

Duke qënë se trenat kanë kapacitet më të madh si për pasagjerë edhe për mallra, ata janë mënyra më ekonomike e transportit. Një biletë udhëtimi me tren do t’ju kushtojë shumë më pak se të udhëtoni me makinën tuaj personale. Çmimi i biletës nuk ndryshon kur rritet çmimi i karburantit.

null

JETA ËSHTË MË E SIGURT NË TREN!

Treni është mënyra më e sigurt e transportit. Me autoveturë jeni 24 herë më tepër të rrezikuar të pësoni aksident. Me autobus jeni 2 herë më të rrezikuar të pësoni aksident.

null

ME TREN NUK DO TË JENI ASNJËHERE VONË!

Duke udhëtuar me tren do të arrini më shpejt në destinacion pasi treni:
* Ka rrugën e vet të cilën nuk e ndan me mjetet e tjera.
* Ecën me shpejtësi të njëjtë në çdo kohë pa u ndikuar nga ngarkesa apo trafiku.

null

ME TREN ITINERARËT JANË FLEKSIBËL!

Si pjesë e transportit intermodal, treni lidh qëndrat urbane me njëra tjetrën si dhe me nyjet e tjera të transportit si portet e aeroportet. Stacionet e trenave janë gjithashtu pika referimi për shërbimet e tjera të transportit (autobus, taxi, parkim). Në tren mund të merrni me vete edhe biçikletën tuaj

null

TRANSPORTI HEKURUDHOR

SJELL ZHVILLIM

  • Rrit volumin duke ulur kostot e transportit të pasagjerëve dhe mallrave.
  • Ndihmon shkëmbimet tregtare duke rritur aksesin në tregjet e mallrave dhe shërbimeve.
  • Lehtëson komunikimin midis njerëzve të çdo niveli, statusi apo grupmoshe për aktivitetet familjare, sociale, kulturore, argëtim apo turizëm.
  • Hap vënde të reja pune si dhe krijon hapësirë ekonomike vetëpunësimi.

MBRON MJEDISIN

  • Treni është transporti më miqësor me mjedisin. Dëmi mjedisor që lidhet me zhurmat, ndotjen e ajrit, aksidentet, ndikimin në territor është më i ulët se në transportin rrugor.
  • Transporti hekurudhor shkarkon 75% më pak gazra të dëmshme në atmosferë krahasuar me transportin rrugor.
  • Më pak mjete motorike në rrugë, më pak trafik e ndotje, më pak zhurma e stres. Më shumë shëndet, ajër të pastër dhe cilësi jete.