Përshkrim i pozicioni te punës: Shef Sektori I Planifikimit të Investimeve
/ Drejtoria Shërbimeve të Brendshme Mbështetëse
Shef Sektori
1.Organizon punën dhe pergjigjet per plotesimin e nevojave te shoqerise per mallra, ndertime apo sherbime nepermjet organizimit te tenderave ne perputhje me kerkesat e Legjislacionit Shqiptar dhe akteve ne zbatim te tij ne fuqi per Prokurimin Publik dhe marrjen ne dorezim te tyre.
2.Ka detyrimin dhe përgjigjet për zbatimin e detyrave specifike të përcaktuara ne Legjislacionin ne fuqi dhe ne udhezimet e dala ne zbatim te tij.
3.Drejton dhe kontrollon bashkërendimin e punës me Drejtuesin e Njesise per zbatimin e programit te procedurave te prkurimit me funde buxhetore dhe fonde te brendshme.
4.Paraqet regjistrin e realizimit të prokurimeve te titullari.
5.Emerohet ne detyre mbi bazen e procedurave te rekrutimit te punonjesve dhe lirohet prej saj nga Administratori i Shoqerise
Përgjegjësitë e pozicionit do përfshijnë kriteret, por pa u kufizuar në to, për sa me poshte:
- Bashkepunon me sektoret perkates te NJSHBMB-se
Kërkesat e postit te punes:
- Diplomë universitare A.L.Ing Ndertim /Ekonomik
- Aftësi në komunikim dhe organizim i punes
- Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe drejtuese, për të punuar në mënyrë efektive
- Stil pune të orientuar drejt rezultatit, me aftësi për të menaxhuar një sërë detyrash dhe për të përmbushur afatet, me mbikëqyrje minimale
- Aftësi kompjuterike
(NJOFTIM ! Të interesuarit të dërgojnë aplikimete tyre në adresën info@hekurudha.al ose pranë Burimeve Njërëzore të HSH, brenda afatit 10 ditor)





