Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është transporti i udhëtarëve dhe mallrave, ngarkim/shkarkim dhe shërbime të tjera hekurudhore në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nëpërmjet stacioneve kufitare edhe për në vendet e tjera.
Në funksion të vizionit për një transport hekurudhor modern dhe me standard, ne përpiqemi të garantojmë shërbim:
Shoqëria, brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, kryen çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të reja si dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera jashtë vendit.

