Drejtuar: Operatorëve ekonomikë; shoqëri tregëtare, agjenci imobilare, apo individë që kanë në pronësi ose administrim ambiente zyra për ti dhënë më qera
Lënda: “Marrjen me qira të ambienteve për përsonelin administrativ pjesë përbërese e Njësisë Qëndrorë të Hekurudhes Shqiptare.”
Në vijim të proçesit të rivitalizimit të rrjetit tonë hekurudhor, rishikimit të kuadrit ligjor dhe atij nënligjor në funksion të këtij proçesi, si dhe implemetimi i projekteve të rehabilitimit që synojnë rigjallërimin e transportit hekurudhor (pasagjerë dhe transport i mallrave), imponon në mënyrë të njëtrajtshme krijimin e lehtësirave që lidhen me nevojën për hapjen e një selie në Tiranë të Drejtorisë së Përgjithshme të HSH.
Mungesa e eficensës/produktivitetit në punë në zyrat aktuale është reciprok si nga drejtuesi ashtu edhe nga vetë specialistët, ndaj krijimi i kushteve normale të punës në projekte të tilla kaq madhore është një domosdoshmëri minimale ku të paktën drejtuesi dhe stafi i tij duhet të jetë i ndarë nga njeri tjetri.
Deri në përfundimin e godinës pranë Stacionit Tirana PTT, pjesë e projektit Durrës – Tirana PTT – Aeroporti i Rinasit, ku do të akomodohet stafi i Njësisë qëndrore të HSH-së, është e nevojshme që punonjësit e HSH sh.a të akomodohen përkohësisht në ambiente me qera. Hekurudha Shqiptare sh.a kërkon të sigurojë ambiente me qera për akomodimin e punonjësve gjatë kësaj periudhe sipas përcaktimeve si më poshtë;
- Sipërfaqja e kërkuar: rreth 450 m2 (nga të cilat rreth 290 m2 sipërfaqe efektive për zyra ambiente pune)
- Periudha e qerasë: minimalisht 3 vjeçar me të drejtë rinovimi sipas ecurisë së ndërtimit të stacionit hekurudhor PTT
- Kërkesat, kushtet dhe kriteret e vlerësimit të ofertave gjeni te Aneksi A bashkëlidhur, si edhe te hekurudha.al / Rubrika njoftime.
Hekurudha Shqipare sh.a ka hartuar procedurën “Marrjen me qira të ambienteve për përsonelin administrativ pjesë përbërese e Njësisë Qëndrorë të Hekurudhes Shqiptare”, bazuar në parimet e transparencës, barazisë dhe konkurrencës ndërmjet subjekteve apo individëve. Kjo procedurë parashikon që HSH sh.a t’ju drejtohet shoqërive tregtare, agjencive imobilare, apo individëve që kanë në pronësi ose administrim ambiente zyra për ti dhënë më qera, që nëpërmjet kësaj ftese të shprehin interesin për të përmbushur nevojën e HSH sh.a për ambiente zyrash.
Për këtë arsye po ju drejtohemi që, në përmbushje të kërkesave të parashtruara në “Kërkesat, kushtet dhe kriteret për marrjen me qera të ambienteve të zyrave” (ANEKSI A) dhe sipas përcaktimeve të bëra në ANEKSIN B “Formulari i çmimit të ofertuar” paraqesni ofertën tuaj, brenda datës 15 / 05 / 2024, sipas përmbatjes së mëposhtme;
- Formularin e Çmimit të ofertuar sipas ANEKSIT B;
- Planimetrinë ë zgjidhjes teknike për sipërfaqen e kërkuar;
- Vërtetimin e pronësisë dhe akt-marrëveshjen për administrimin e pronës në rast se ofertuesi nuk është I njëjtë me pronarin;
- Deklaratë për përmbushjen e kërkesave kushteve dhe kritereve të përcaktuara në ANEKSIN A;
- Deklaratë për marrjen përsipër të realizimit të punimeve për përshtatjen e ambienteve në përputhje me përcaktimet e ANEKSIT A.
Oferta juaj duhet të dorëzohet brenda datës 15 / 05 / 2024 tek Zyra e Protokollit në HSH sh.a, me adresë;
Hekurudha Shqiptare sh.a, Rruga Egnatia, Lagjja Nr.3, Durrës
Për çdo sqarim apo paqartësi apo sqarim mund të drejtoheni te info@hekurudha.al
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, ngelemi në pritje të ofertën tuaj.
ANEKSET ne attachment:




