Z.Ergys Verdho është Administrator i Hekurudha Shqiptare Sh.a. prej muajit Mars të vitit 2024. Ai ka një përvojë të gjatë ndërkombëtare në menaxhimin e projekteve me arritje solide profesionale në sferën e ndërtimit dhe infrastrukturës.
EDUKIMI
Z.Verdho ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega “Strukturë”.
EKSPERIENCA
• Më datë 4 tetor 2019 emërohet në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
• Shtator 2018- Tetor 2019 ka mbajtur postin e zv. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
• Në tetor 2013 deri në korrik 2018 ka mbajtur detyrën e Drejtorit Ekzekutiv në KESH Sh.A, Njësia e Prodhimit HEC Fierzë.
• Prej 15 vitesh, nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka ushtruar profesionin e tij si Inxhinier Strukturash dhe Drejtues Projektesh.
• 2000-2001 ka punuar në Bashkinë e Tiranës si inxhinier ndërtimi.


